Vllazninë e zhgënjen një afrim, Ahmataj: I qetë, merkato do zhbllokohet

schedule08:12 - 7 Shtator, 2020

schedule 08:12 - 7 Shtator, 2020

Merkato është një nga temat e nxehta të Superiores, krahas kërcënimit për bojkot dhe faktit që kampionati pritet që të nisë pas datës 12 shtator. Në Korçë kanë hallin e dënimit të FIFA-s. Drejtuesit e Skënderbeut kanë pasur një çështje te hapur me Ali Sowe, i cili pat fituar gjyqin.

Gjithashtu sikurse dihet ka edhe një gjobë 1 milion euro nga UEFA. Gjithsesi te Skënderbeu janë të qetë në lidhje me merkaton dhe trajneri Julian Ahmataj, pas miqësores së të shtunës kundër Erzenit e ka prekur këtë temë.

“Kjo është një çështje me të cilën merret klubi dhe drejtuesit e saj, të cilët janë duke punuar. Unë kam marrë sigurinë se nuk do të ketë asnjë problem dhe klubi do ta zgjidhë më së miri këtë çështje, duke e  zhbllokuar merkaton. Jam i qetë në këtë pjesë”, ka deklaruar Ahmataj për “Panorama Sport”.

VLLAZNIA – Në Shkodër numri i afrimeve ka qenë i madh. Drejtuesit janë përpjekur që të forcojnë sulmin dhe braziliani Viktor da Silva Matos është zyrtarizuar. Autori i golit në miqësoren me Kastriotin nuk po i bind shkodranët me paraqitjet e tij.

Gazeta e përmendur më lart shkruan se ai mund të largohet para nisjes së sezonit. Në artikull përmenden komentet në rrjetet sociale dhe mungesa e golave të shënuar. Vllaznia e ka prezantuar brazilianin për sulmues, por në fakt ai është fantazist dhe në karrierën e tij nuk është se ka spikatur për golat e shënuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!