Barcelona heq dorë nga Lautaro, Koeman do një holandez në vend të Suarez

schedule18:57 - 6 Shtator, 2020

schedule 18:57 - 6 Shtator, 2020

Leo Messi i dha fund dilemave dhe vendosi të qëndrojë edhe një vit te Barcelona. Ylli argjentinas do të dalë lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm, për të vendosur më pas vetë të ardhmen e tij.

Roland Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, do të bisedojë këto ditë më kapitenin për t’u njohur më afër me të dhe për t’i treguar planin që ka në mendje. Luis Suarez është drejt largimit për te Juventusi dhe drejtuesit e klubit katalanas po kërkojnë për një zëvendësues.

Pista Lautaro Martinez ka rënë, Interi kërkon shumë miliona për ta lënë të lirë dhe trajneri holandez ka një tjetër preferencë. Ai është Memphis Depay, kapiteni i Lyon. Koeman e njeh mirë, ka punuar me 26-vjeçarin te kombëtarja holandeze dhe do ta ketë sërish në ekipin e ri.

Holandezin e cilëson si partnerin ideal të Messit në repartin ofensiv dhe ky është një operacion që kushton më pak. Depay ka edhe një vit kontratë me francezët e Lyon, që duan 25 milion euro për ta lënë të lirë, shumë krejtësisht e përballueshme për arkat e klubit iberik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!