Arrihet akordi përfundimtar, Tare bind turqit dhe vesh Muriqin bardhekaltër

schedule22:17 - 5 Shtator, 2020

schedule 22:17 - 5 Shtator, 2020

Më në fund arrihet akordi mes Lazios dhe Fenerbahces në lidhje me Vedat Muriqin. Igli Tare ia ka dalë të bindë turqit dhe bomberi nga Prizreni do të vishet bardhekaltër, duke i dhuruar trajnerit Inzaghi “pykën” e kërkuar.

Gianluca Di Marzio raporton se palët kanë arritur marrëveshjen finale, por pa zbuluar shifra. Corriere dello Sport raportoi pak orë më parë se akordi pritej të arrihej për shumë e 18.5 milion eurove + bonuse.

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Lazion, do të përfitojë rreth 2 milion euro në sezon dhe së shpejti pritet zbarkimi i tij në Romë, aty ku do të kryejë kontrollet mjekësore dhe do të prezantohet tek ekipi i ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!