Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë komisionet parlamentare të kësaj jave deri në votimin e vendimit për Saimir Tahirin. Lajmi bëhet i ditur për ABC Neës nga burime pranë selisë blu, deputetët e të cilës, duke nisur prej ditës së hënë duket se nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare. Sipas po këtyre burimeve arsyeja është për të mos u shpërqëndruar nga çështja më me rëndësi sipas tyre, ajo e kërkesës së prokurorisë ndaj kuvendit për dhënien e autorizimit për ta arrestuar dhe kontrolluar deputetin Saimir Tahiri. Mbledhja e komisionit të Ligjeve duket se konfirmon lajmin, pasi deputetët demokratë antarë të saj, munguan në seancë. Seanca plenare e së mërkurës duket se do të vendosë fatin e ish-ministrit me votimin e raporteve të dala nga Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe imunitetit.
PD bojkot komisioneve parlamentare deri në votimin e kërkesës së prokurorisë
schedule14:40 - 23 Tetor, 2017
schedule 14:40 - 23 Tetor, 2017