Porosi online për kokainë, por i fundos telefoni, prangosen dy të rinj shqiptarë në Itali

schedule21:00 - 5 Shtator, 2020

schedule 21:00 - 5 Shtator, 2020

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në doza të vogla. Shqiptarët e arrestuar në L’Aquila janë një 29 vjeçar dhe një 30 vjeçar. Por si u zbuluan? Dy të rinjtë kishin rënë prej disa muajsh në ‘rrjetën’ e përgjimeve, pasi merrnin porositë me telefon.

Agjentët i mbajtën në monitorim dhe një moment që po dorëzonin porosinë, dozat që shkonin deri në 100 euro grami, ndërhynë. Të rinjtë shqiptarë bënë rezistencë duke kundërshtuar, por tashmë do të përballen përveç akuzës për drogën edhe për kundërshtim të policëve.  d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!