Një tjetër futbollist shqiptar mund të transferohet në Serie A. Sampdoria po kërkon një lojtar sulmues dhe ka piketuar Meritan Shabanin, i cili aktivizohet si mesfushor ofensiv dhe sulmues i djathtë.
21-vjeçari dardan ka lindur në Mynih dhe është rritur në klubin e Bayernit. Gushtin e kaluar u transferua te Wolves në Premier League, por një dëmtim në gju e penalizoi në aventurën ishullore.
Shabani ka luajtur dy ndeshje me përfaqësuesen U-20 të Gjermanisë. Calciomercato raporton se Claudio Ranieri pëlqen shumë karakteristikat e lojtarit shqiptar dhe drejtuesit e Sampdorias kanë nisur bisedimet me homologët e “Ujqve”. /abcnews.al