Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Triumfet me Bjellorusinë dhe Austrinë, edhe kryeministri Rama “gojëmjaltë”

schedule12:59 - 5 Shtator, 2020

schedule 12:59 - 5 Shtator, 2020

Shqipëria mposhti një ditë më parë Bjellorusinë në Minsk, me rezultatin 2-0, dhe e nisi mirë aventurën në Nations League. Pak më parë një fitore të befasishme kishte marrë edhe Shqipëria U21, kundër Austrisë. 5-1 dhe festë e madhe për kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi.

Presidenti Ilir Meta, si zakonisht i uroi kuqezinjtë. Surprizë ishte urimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ndërkohë sot ka fjalë të mira për Shqipërinë edhe nga kryeministri Edi Rama.

“E bukur fitorja mbrëmë në Minsk dhe të merituara lëvdatat për djemtë e Eddy Rejas, por e bukur shumë edhe fitorja e Shpresave Kuqezi në Austri. Superbravo. Respekt”, shkruan Rama në rrjetet sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!