“Djali dëgjoi lajmet në TV dhe qante”, Messi rrëfen momentin prekës

schedule20:19 - 5 Shtator, 2020

schedule 20:19 - 5 Shtator, 2020

Lionel Messi tashmë ka vendosur të qëndrojë tek Barcelona, pasi nuk dëshironte të shkonte në gjykatë kundër klubit të tij të zemrës. Në një intervistë për “Goal”, argjentinasi tregon momentet e para kur familja e tij e mori vesh se dëshironte të largohej dhe se si ata i kërkuan atij të qëndronin në Spanjë.

“Ishte shumë e vështirë. Thiago, i cili është më i madh dhe dëgjoi lajmet në televizor, më pyeti direkt. Nuk doja që ai të merrte vesh asgjë dhe atij do t’i duhej të futej në një shkollë të re dhe të bënte shokë të rinj. Ai qau tek unë dhe vetëm më thoshte që të mos largoheshim”, rrëfen sulmuesi.

“Nuk e di, por ishte një situatë shumë e vështirë. Është shumë e vështirë të marrësh një vendim. Unë e dua Barcelonën dhe nuk kam për të gjetur ndonjë vend më të mirë se sa ky. Gjithsesi unë prapë kam të drejtë për të vendosur.

Po kërkoja për objektiva dhe sfida të reja. Nesër mund të kthehem sërish këtu, pasi në Barcelonë unë kam gjithçka. Djali im, familja ime janë rritur këtu dhe ata janë nga Katalonja. Nuk ka asgjë të keqe se unë kërkoja të largohesha.

Unë kisha nevojë, gjithashtu edhe klubi. Ishte më e mira për të gjithë. Falënderoj gruan time, e cila edhe pse me nuk dëshironte që të largoheshim, më mbështeti mua”, përfundoi Messi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!