VIDEO/ Armando Sadiku zgjedh Turqinë, e zyrtarizojnë me një… skiator

schedule08:19 - 5 Shtator, 2020

schedule 08:19 - 5 Shtator, 2020

Armando Sadiku lë Spanjën, pas eksperiencave me Levanten dhe Malagën. Me këta të fundit shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe për sulmuesin e kombëtares pati oferta të shumta. Në fund zgjodhi të luajë në Turqi.

BB Erzurumspor ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Sadikun, të cilin e presin në Turqi vetëm për të nënshkruar kontratën që e lidh me ta zyrtarisht. Kjo do të ndodhë sapo sulmuesi të lërë Kombëtaren, me të cilën do të jetë i grumbulluar deri më 7 shtator për ndeshjen me Lituaninë.

Klubi turk, ndërkohë ka dalë me njoftim në orët e vona të ditës së djeshme: “Kemi rënë dakord parimisht me Armando Sadikun. Pasi të përfundojë ndeshjet me ekipin kombëtar, lojtari do të vijë në Erzurum dhe do të kryejë kontrollet mjekësore e të bashkohet me ekipin tonë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!