10 minuta ka zgjatur avantazhi i Bosnjes në “Artemio Franchi” përballë Italisë. Edin Dzeko kaloi miqtë në avantazh në minutën e 57-të, ndërsa djemtë e Roberto Mancinit rikthyen baraspeshën me anë të Stefano Sensit.
Mesfushori i Interit mori një asist nga Lorenzo Insigne dhe goditi menjëherë drejt portës kundërshtare. Sensi pati edhe fatin me vete, pasi gjuajtja e tij u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Një gol që krijon entuziazëm tek Italia, që tani është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të golit të fitores. /abcnews.al