Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord infektimesh në Itali, regjistrohen 1733 raste me koronavirus në 24 orë e fundit

schedule21:39 - 4 Shtator, 2020

schedule 21:39 - 4 Shtator, 2020

Italia shënoi 1.733 raste të reja me koronavirus, rritja më e lartë ditore që prej 2 majit dhe 11 vdekje, më 4 shtator.

Rajoni i Venetos, i cili ishte më i godituri nga virusi, regjistroi të premten edhe numrin më të lartë të rasteve të reja me 373 të infektuar.

Qendra e shpërthimit ishte një fabrikë mishi në Treviso dhe njerëzit që janë kthyer nga zonat me rrezik të lartë.



Më shumë se 113.000 teste për të dyshuarit me koronavirus u kryen brenda 24 orëve të fundit ndërkohë që një ditë më parë u kryen vetëm 21.000.

Edhe shtrimet në spital u rritën në javët e fundit duke bërë që 1.607 persona të marrin trajtim mjekësor 121 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!