Zv.kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut inkurajon dialogun Serbi-Kosovë.
Në një intervistë për “ABC News” numri dy i qeverisë Maqedonase, Artan Grubi, deklaroi se shpreson që drejtuesit e delegacioneve Avdulla Hoti dhe Aleksandër Vuçiç, të arrijnë një marrëveshje mes tyre, pasi kjo ka rëndësi të veçantë për të gjithë rajonin.
“Inkurajoj palët që të arrijnë një kompromis në dobi të dy vendeve. Iniciativa e SHBA dhe BE është për tu përshëndetur për të gjitha marrëveshjet”, shprehet ai.
Zv.kryeministri Artan Grubi ka një mesazh edhe për politikën në Malin e Zi .Ai i kërkon faktorit shqiptar në Malin e zi të mendojë për interesat e përgjithshme të shqiptarëve dhe jo ato vetjake.
“Mbetet në rolin e tij për të udhëhequr shqiptarët, jo për pushtet, por për barazi. Gjitha këtë arritje që zoti Ahmeti ka arritur, e ka vënë në funksion të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha më tej ai.
Përsa i përket marrëdhënieve me Shqipërinë zv.kryeministri Grubi thekson se për shkak të COVID takimet i kane pasur te kufizuara me zyrtarët shqiptarë, por nuk ekziston asnjë problem midis tyre./abcnews.al/