Në Sarandë janë konfirmuar me koronavirus 3 raste të reja.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se personat që kanë rezultuar pozitiv janë vetëizoluar, ndërsa ka nisur menjëherë hetimi epidemiologjik.
Po ashtu, sipas informacioneve, mësohet se dy prej rasteve janë kolegë në një biznes privat.
/abcnews.al/