Hakorja: Presidenti ka ekskluzivitetin për të caktuar datën e zgjedhjeve, takimet të tepërta

schedule13:03 - 4 Shtator, 2020

schedule 13:03 - 4 Shtator, 2020

Fatos Hakorja nga studio e Abc News, ka komentuar takimet e zhvilluara mes presidentit Ilir Meta dhe liderëve apo përfaqësuesve të partive politike në kuadër të caktimit të një datë për zgjedhjet parlamentare.

Në fjalën e tij kryeredaktori  i TV Klan është shprehur se data e zgjedhjeve është ekskluzivitet i vetë presidentit dhe ai këtë mund ta bënte dhe pa u konsultuar me partitë politike.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është ekskluzivitet i presidentit mund ta kishte vendosur edhe pa konsultime. Nëse zgjedhjet do të zhvillohen zgjedhjet me 18 prill apo në maj nuk është e rëndësishme e rëndësishme është periudha kur do të zhvillohen dhe fakti që kjo qeveri  do të përfundojë mandatin . Presidenti e ka të kushtetuar periudhën, për të përcaktuar datën ajo që është caktuar se ato do të zhvillohen në periudhën prill maj, dhe siç e theksoi presidenti nuk ka rëndësi data. Rëndësia që i është dhënë këtyre takimeve për një datë zgjedhje kur presidenti ka të drejtën kushtetuese, më duket e tepër”, është shprehur Hakorja.

Gjithashtu ai ka theksuar se në këto zgjedhje mazhoranca është më e favorizuar ndërsa opozita do të përballet më vështirësinë e krijuar me vendimin për të djegur mandatet. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!