Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, raportohet të jetë shprehur se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb.
Sipas tij, këta të fundit, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.
Duke folur për gazetarët e pranishëm, raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se dokumenti i parë i paraqitur në takimin në Shtëpinë e Bardhë mbante titull “Normalizimi Ekonomik”.
Sa i përket dokumentit, presidenti serb u shpreh se kishte 15-16 pika dhe se “njëra prej tyre, për të cilën u fol gjithë ditën, ishte ajo që fliste për njohje reciproke.”
Ai shtoi se kjo nuk përbënte lajm për tani, pasi kjo është politika amerikane, por shtoi se delegacioni i Beogradit tha se nuk mund ta pranonte.
“Personat nga administrata e Trump u treguan të drejtë, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciç. s.b/abcnews.al/