Dr. Anthony Fauci ka deklaruar të premten se vaksina kandidate për koronavirusin nuk ka të ngjarë që të aprovohet dhe të jetë gati për shpërndarje deri në fund të tetorit.
Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i qeverisë në SHBA është shprehur më herët se vaksina mund të miratohet deri në nëntor ose dhjetor, por CEO i Pfizer është shprehur së fundmi se duhet të kishte të dhëna të mjaftueshme deri në fund të tetorit, shkruan abcnews.al
Fauci e pranoi që të gjitha afatet kohore të përmendura janë “vlerësime të bazuara në hamendësime”, por ai e konsideron të pamundur që një vaksinë të jetë gati deri në tetor.
“Nëse dikush del dhe thotë se do të krijoj mundësinë që ta kem gati deri në tetor, nuk mund të argumentosh fort kundër kësaj”, tha Fauci. “Kjo nuk ka gjasa të ndodhë, por nuk është e pamundur. Mendoj se shumica e njerëzve mendojnë se do të jetë gati në nëntor, dhjetor. ”
Fauci shtoi, “është e bindshme të mendosh që vaksina mund të jetë gati deri në tetor, edhe pse, une nuk mendoj që kjo ka të ngjarë të ndodhë. s.b/abcnews.al/