SHBA, asistentja e Trump tallet me senatorin Mccain

schedule12:13 - 11 Maj, 2018

schedule 12:13 - 11 Maj, 2018

Ka shkaktuar jo pak zhurmë deklarata e njërës nga asistentet e presidentit Trump, e cila duke komentuar reagimin e senatorit republikan Mekein kundër emërimit të drejtoreshës së re të CIA-s, tha se senatori nuk mund të bëjë asgjë, pasi është duke vdekur.

Një nga asistentet e presidentit amerikan Donald Trump, Kelly Sadler, ka përqeshur senatorin e Arizonës John McCain, hero lufte dhe ish kandidat republikan për zgjedhjet presidenciale në 2008-ën. Reagimi i saj erdhi pas qëndrimit kritik të senatorit për emërimin e Xhina Haspel si drejtoresha e re e CIA-s. McCain, një nga politikanët më të dashur dhe të respektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një tumor në tru. Sipas asaj që raporton “The Hill”, Sedlër është shprehur gjatë një mbledhjeje se deklaratat e Mekein nuk përbëjnë lajm pasi ai është duke vdekur dhe nuk mund të bëjë asgjë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka përgënjeshtruar lajmin por me anë të një deklarate për shtyp shprehu mirënjohje dhe respekt për senatorin e sëmurë rëndë. Sedlër është një ish opinioniste e Uashington Tajms. Mekein icili është torturuar në Vietnam gjatë kohës që e kishin zënë rob, i kërkoi senatit amerikan që të mos konfirmojë emërimin e Haspel. Kjo pasi ajo refuzoi të cilësojë imorale praktikën e torturës. Me anë të një reagimi në profiling e saj në Tuiter, bashkëshortja e Mekein, Sindi, k kujtoi Sedlër se senatori ka një familje, 7 fëmijë dhe pesë nipër e mbesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!