Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të fillojnë një dialog diplomatik për të ulur tensionet mes tyre në Mesdheun Lindor.
Më konkretisht, sipas një deklarate nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, të dy vendet ranë dakord të fillojnë bisedimet për çështjet teknike.
Deklarata e Jens Stoltenberg
“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy Aleatët ranë dakord të fillonin bisedime teknike me NATO-n për të vendosur mekanizma ushtarak për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve në Mesdheun Lindor.
Greqia dhe Turqia janë Aleatë të vlefshëm dhe NATO është një platformë e rëndësishme e gatshme për konsultime, për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë të përbashkët.
Po qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjithë Aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s”.
Më herët, Angela Merkel dhe Rexhep Tajip Erdogan patën një bisedë telefonike gjatë ditës së sotme ku sipas mediave turke dy udhëheqësit kanë biseduar për Mesdheun lindor.
Ndërkohë Presidenti turk Erdogan ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Greqisë dhe Evropës, duke theksuar se Greqia dhe Qipro mbajnë tensionin ndezur në Mesdheun Lindor.
Po sipas mediave turke, Erdogan mësohet ti këtë thënë Merkelit se është i papranueshëm qëndrimi egoist dhe i padrejtë i Greqisë, i cili mbështetet nga vende të caktuara.
N.D. /abcnews.al