Jorginho largohet nga Chelsea? Agjenti i mesfushorit flet hapur

schedule12:25 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:25 - 4 Shtator, 2020

Agjenti i mesfushorit Jorginho, Joao Santos, ka folur për të ardhmen e klientit të tij, që duket larg Chelsea. Italiani erdhi si dëshirë e Sarrit në Londër, por ka luajtur edhe me Frank Lampard, plot 40 ndeshje sezonin e shkuar.

Gjithsesi, Santos mendon se nëse vjen një zgjidhje më e mirë, Jorginho mund të largohet: “Aktualisht, Jorginho po mendon për kombëtaren, për dy ndeshjet që do të luhen. Është i lumtur për thirrjen e Mancinit dhe ka dëshirë të japë kontributin e tij.

E ardhmja? Ka edhe tre vite kontratë me Chelsean. Merkato është e gjatë, do të zgjasë deri me 5 tetor. Dhe nëse Chelsea do të mendojë se ai nuk është më pjesë e projektit, do të gjejë një zgjidhje tjetër”, u shpreh Joao Santos./abcnews.al