Pas takimit me kryebashkiakët në Elbasan, Rama thërret me urgjencë deputetët në Tiranë

schedule17:24 - 3 Shtator, 2020

schedule 17:24 - 3 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama nuk e ndal vrullin për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme në vitin 2021.

Menjëherë pas takimit në Elbasan do të niset drejt kryeqytetit ku do të mbledhë grupin e deputetëve rreth orës 18:00.

LEXO edhe: Objektiv mandati i tretë, Rama mbledh kryebashkiakët socialistë në Elbasan

Kreu i qeverisë njëherazi dhe kreu i Partisë Socialiste, kërkoi angazhim maksimal nga baza e partisë për të bërë të mundur fitoren e një mandati të tretë dhe theksoi se “kush nuk do ti shkojë betejës deri në fund në këtë fushatë, nuk do të jetë në stolin rezerve”.

Megjithatë deri më tani ende nuk dihet se ku do të zhvillohet takimi me socialistët, i cili është i treti brenda një jave me strukturat e partisë.

N.D./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!