Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic do të vihen me shpatulla pas muri nga Napoli. Trajneri Gennaro Gattuso kërkon që drejtuesit e klubit t’i konfirmojnë të dy mbrojtësit edhe për të ardhmen, por kjo varet nga rinovimi i kontratave.
“Il Mattino” raporton se Napoli e ka ndarë mendjen dhe do t’u bëjë një propozim për të nënshkruar marrëveshjet e reja të dy lojtarëve. “Firmos ose ik”, ky është plani i klubit të Serie A.
Nëse Hysaj dhe Maksimovic nuk do të pajtohen me kushtet e kontratave të propozuara, atëherë do të shiten që të mos largohen me parametra zero verën e ardhshme. /abcnews.al