3 të plagosur në një aksident, një në gjendje të rëndë

schedule21:15 - 10 Maj, 2018

schedule 21:15 - 10 Maj, 2018

Një aksident me tre persona të plagosur  ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Nga burime të policisë së Krujës mësohet se një “Benz” i ka prerë rrugën një mjeti tjetër tip “Opel”.

Tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës dhe më pas janë transportuar drejt Tiranës. Njëri prej të lënduarve është në gjendje kritike për jetën./abcnews.al