Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Vatikani i shqetësuar për krizën ekologjike: Duhet dëgjuar ‘klithma e tokës’

schedule15:12 - 4 Shtator, 2026

schedule 15:12 - 4 Shtator, 2026

Komisioni Teologjik Ndërkombëtar i Vatikanit e ka cilësuar emergjencën e tanishme ekologjike në botë si një “mëkat kundër krijimit”.

E përditshmja italiane La Repubblica tha se organi këshillimor i Selisë së Shenjtë publikoi një dokument të ri në të cilin dënon krizën ekologjike dhe bën thirrje për veprim urgjent.

Komisioni paralajmëroi se të krishterët lidhen me Perëndinë jo vetëm përmes liturgjisë apo lutjes, por edhe kur mbjellin fara, presin pyje, nxjerrin minerale apo hedhin mbetje toksike.

“Për këtë arsye, nuk është në përputhje me logjikën e besimit që çështja ekologjike të nënvlerësohet apo të përjashtohet, duke e cilësuar atë si diçka të huaj për vetë besimin e krishterë”, thuhet në dokumentin e zbuluar nga gazeta.

Komisioni theksoi se marrëdhënia e të krishterëve me natyrën është gjithashtu “një dimension përbërës” i marrëdhënies së tyre me Perëndinë.

“Është urgjente të dëgjohet klithma tronditëse e tokës, në zërin e oqeaneve dhe lumenjve që po sëmuren, të specieve bimore dhe shtazore që po zhduken ose janë në prag të zhdukjes, të pyjeve që po shterojnë, të akullnajave dhe shtresave polare të akullit që po zhduken”, thuhet në dokument.

Më tej, komisioni theksoi lidhjen tragjike mes “klithmës së tokës” dhe “klithmës së të varfërve”, të cilët vuajnë më së shumti nga pasojat e keqtrajtimit të planetit.

“Ne propozojmë që ky mëkat kundër shtëpisë sonë të përbashkët të kuptohet si mëkat kundër krijimit dhe kundër Krijuesit”, shtoi komisioni.

Komisioni bëri gjithashtu thirrje për veprim urgjent “në favor të qëndrueshmërisë së planetit dhe banueshmërisë së shtëpisë sonë të përbashkët”.

“Kjo nuk është vetëm një kërkesë etike, por edhe teologjike”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!