Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Fier/ Mbyllet hekurudha, evakuohen disa banorë pasi tymi u mbuloi shtëpitë. Rrezikohen disa biznese

schedule16:23 - 4 Shtator, 2026

schedule 16:23 - 4 Shtator, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullishte dhe shkurre në fshatin Radostinë të bashkisë së Fierit, këtë të premte 4 shtator.

Gazetarja e ABC News Valbona Davishi raporton se flakët u janë afruar dy lokaleve në afërsi të  të Qafës së Koshovicës, në anën lindore të Radostinës.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, çka ka sjellë bllokimin e hekurudhës Fier-Vlorë. Gjithashtu disa familje janë evakuuar për shkak se tymi ka mbuluar shtëpitë e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!