Klajda Gjosha, ish-ministre e Integrimit, e ftuar në Mbrëmje në ABC News ka folur rreth hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Grupi holandez që erdhi me misioni për të mbledhur fakte nëse Shqipëria ka bërë hapat e duhur për t’u hapur negociatat, sipas ish-ministres së Integrimit, bëhet sepse Holanda ka qenë gjithmonë strikte ndaj Shqipërisë.
“Unë besoj që Holanda gjithmonë ka qenë një vend shumë strikt dhe ka kërkuar gjithmonë më shumë sesa kanë qenë kriteret për Shqipërinë dhe unë mendoj se është normale përsa kohë iu është shkelur siguria e tyre me grupet kriminale shqiptare”.
Sipas Klajda Gjoshës, deri më tani nuk ka një qëndrim zyrtar të Holandës. Por, sipas saj, shtet kanë filluar të flasin, ndër to edhe Gjermania.
“Nuk di ende të ketë një qëndrim zyrtar pasi duhet të flasë qeveria. Ne duhet të presim por në këto momente që flasim vendet kanë filluar të flasin. Gjermania ka filluar të shprehet dhe duket në një linjë me Holandën që nuk duket pozitive”./abcnews.al