Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagë faraonike dhe Barcelona që shlyhet me këste, si Messi kalon te City

schedule10:19 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 3 Shtator, 2020

Jorge Messi dhe Josep Maria Bartomeu patën një takim një ditë më parë dhe babi i yllit argjentinas u shpreh qartë se është e vështirë që djali i tij të mbetet pjesë e Barcelonës në vazhdim. Për t’u zgjidhur është çështja e kontratës.

Manchester City është në horizont dhe po tenton të përfitojë nga kjo situatë për ta vënë Messin nën urdhrat e trajneri Pep Guardiola. Problemi janë edhe rregullat e “Fair Play” financiar dhe “Qytetarët” nuk duhet ta kalojnë shifrën 100 milion euro të shpenzimeve.

TyC Sports ka zbuluar edhe planin e City për të mos shkelur rregullat e UEFA, në rast se nuk do të duhet të paguajë klauzolën 700 milion euro. Llogaritë bëhen për një transferim që kushton 160 milion euro.

Për Messin do të ketë një kontratë 5-vjeçare, me pagë 68 milion euro. City planifikon që 160 milionët t’i paguajë me 5 këste, nga 32 milion për çdo vit. Duke shtuar te kjo shumë edhe pagën, totali është 100 milion euro dhe rregullat e FFP nuk shkelen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!