Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mund të ketë prapavijë fetare”, gazetari: Kjo s’ka ndodhur në Shqipëri as në vitin 1997

schedule20:52 - 1 Qershor, 2026

schedule 20:52 - 1 Qershor, 2026

TIRANË– Gazetari Stavro Marko, i ftuar në emisionin “Real Story”, theksoi se zhvillimet e fundit në Shqipëri nuk kanë ndodhur as në vitin 1997, duke shtuar se situata mund të ketë edhe prapavijë fetare.

Marko përmendi edhe reagimet e ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras, duke thënë se ai ka mbështetur më shumë se çdo politikan tjetër minoritetin grek në Shqipëri.

Sipas tij, çdo shtrirje e interesave greke në veri të Vlorës lidhet edhe me zhvillimet gjeopolitike.



” Këto nuk kanë ndodhur as në ’97, sepse mund të ketë edhe prapavijë fetare. Nëse në Shqipëri do të ketë background fetar, siç po organizohet, është shumë e dëmshme për stabilitetin politik në Shqipëri. Ka shumë pleksje. Nëse kemi një aks perëndimor Izrael–Greqi–SHBA, këto janë të unifikuara, pavarësisht se media greke kritikon Kushner. Janë të unifikuara si qëndrim gjeopolitik. Nga ana tjetër kemi Erdoganin, kë do tjetër ti.

Edi Rama i bëri qejfin sot myslimanëve; u tha se ne do të sjellim atë nga Katari. Pse reagoi Tsipras? Ai është një nga politikanët që ka mbrojtur më tepër minoritetin grek në Shqipëri. Tsipras u prish me Ramën sepse miratoi ligjin për investitorët strategjikë. Një shtrirje e interesit grek deri në veri të Vlorës do të thotë, edhe nga ana gjeopolitike, se çfarë po gatuhet në këtë rast. Ka shumë të bëjë ky fakt.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!