Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajzat e Barcelona “pushtojnë” Europën/ Vajzat katalanase triumfojnë në Champions, Lion pëson 4 gola

schedule12:56 - 24 Maj, 2026

schedule 12:56 - 24 Maj, 2026

Nuk ishte thjesht një fitore. Barcelona në futbollin për femra po synon të krijojë atë dominim që e ka Reali tek djemtë. Skuadra e madhe katalanase fitoi Championsin për vajza dhe ishte një shkatërrim I Lionit të madh me shifrat 4-0 në stadiumin “Uleval” në Oslo të Norvegjisë.

Mbi 24 000 tifozë ishin në tribuna.

Edhe pse kampionia e Francës, dhe 8 herë kampionia e Europës, luftoi fort dhe pati rastet e saj, golat ishin në krahun e kundër. Eva Pahor në minutat 55 e 69, dhe Parajuelo fare në fund, në 90’ dhe në minutën e tretë shtesë, vulosën një triumf të madh.



Finale e habitshme, me të njëjtin numër gjuajtjesh për secilin ekip, zotërim të barabartë të topit, veçse aftësia shënuese e katalanaseve ishte pa rival.

Tashmë, Barça ka 4 tituj në Champions, të fituar në 6 vitet e fundit, ndërsa ka arritur 6 finale radhazi.

Vetëm rivali I mundur në këtë finale, Lioni, ka më shumë trofe sesa ekipi I drejtuar nga trajneri fare I ri, Pere Romeu.

Tridhjetedyvjeçari, I lindur pikërisht në Barcelonë, kaloi nga La Masia tek vajzat dhe po arrin sukses pas suksesi.

Championsi iu shtua titullit kampion në Spanjë, Kupës së Mbretëreshës dhe Superkupës së Spanjës.

Në një sezon të mrekullueshëm, ku u fitua gjithçka, vajzat “blaugrana” pësuan vetëm një humbje në 45 ndeshje, nga të cilat 41 ishin fitore.

Epërsia ndaj Realit në Ligë ishte plot 15 pikë, ndërsa sundimi në skenën kombëtare është I plotë me 11 tituj kampion dhe 12 kupa të Mbretëreshës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!