I akuzuar si pjesë e grupit të 613 kg kokainë, avokati i Armando Pezakun kërkon pafajësinë

schedule10:17 - 3 Shtator, 2020

schedule 10:17 - 3 Shtator, 2020

Avokati i Armando Pezakun, Arben Prenga këtë të enjte ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme për klientin e tij, i cili akuzohet si pjesë e grupit të 613 kg kokainë, të sekuestruara në portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018.

Burime përAbc News bëjn ëme dije se mbrojtja ishte gati që në dhjetor 2018 dhe ka kërkuar pafajësi.

Ndërkohë të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor. Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.

Seancat për këtë proces gjyqësor prej një viti vijojnë të shtyhen pasi avokatët e Çekajt dhe Lushajt kanë paraqitur arsye të ndryshme, çfarë e ka bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit, i cili ka ngecur në mbrojtje-vendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!