Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj në fjalën e tij në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 100-vjetorit të Luftës Kombëtare të Vlorës, kërkoi që data 3 shtator të shpallet festë kombëtare.
“Dua të drejtoj një kërkesë, që data 3 shtator të gdhendet si kujtesë e rëndësishme dhe ta kthejmë në festë zyrtare duke i shtuar kalendarit një luftë që u shkrua me gjak” tha ai, përballë presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit./ abcnews.al