Bllokimi i rrugës Vlorë-Orikum, prefekti: Ka rrëshqitur një masiv i madh dheu, se dimë nga ka ardhur

schedule18:40 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 18:40 - 9 Dhjetor, 2021

Aksion Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e sotme, pasi një masiv i madh dheu ka rrëshqitur, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Prefekti Flamur Mamaj në një prononcim për mediat tha se shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm. Ai tha se është një masiv i madh dheu që ka rrëshqitur edhe ende nuk e dinë nga ka ardhur.

“Siç e shikoni është për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë pasditen e sotme. Ka bërë që të ketë një rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu, që ka bllokuar rrugën pranë Jonufrës. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Siç duket sipërfaqja e dherave është e rrëshqitur është rreth 1 mijë metra kub dhe’ dhe nuk jemi të bindur nga ka ardhur gjithë ky masiv”, deklaroi Mamaj.

I pyetur se rrëshqitja mund të jetë nga By Pass, ai thotë: “Nuk mund të flas në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete. Shpresojmë që me angazhimin katër mjeteve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e kësaj rruge.”

g.v/abcnews.al