Rikthehen shifrat në rritje të koronavirusit në Itali.
Në 24 orët e fundit, pas testimit të 102.959 personave të dyshuar për sëmundjen, janë konfirmuar pozitiv, 1326 persona ndërkohë që një ditë më parë u raportuan 978 raste.
Totali i rasteve për koronavirus që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj, ka shkuar në 271.515 persona.
Numri i viktimave në këto 24 orë, ka shkuar në 6 persona, duke e çuar totalin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, në 35.497 raste.
Zona e Lombardisë mbetet rajoni më i goditur për virusin e ri, me 237 raste të reja, i ndjekur nga rajoni i Venetos me 163 raste, Lazio me 130 raste, dhe Campania me 117 raste.
Në 24 orët e fundit, janë testuar më shumë se 100 mijë persona, dhe sipas të dhënave të referuara nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, ky është numri më i lartë i testeve të kryera që prej fillimit të epidemisë.
N.D./abcnews.al


