Izraeli vijon bombardimet ajrore në Siri kundër vendqëndrimeve të ushtrisë së Iranit. Ndërkohëm Merkel dhe Macron kanë bërë thirrje për ç’tensionim të situatës mes dy vendeve.
Vijon tensioni mes Izraelit dhe Iranit në territorin e Sirisë. Ushtria e vendit hebre ka njoftuar se ka goditur dhjetra objektivë të ushtrisë së Teheranit. Shpërthime dhe të shtëna nga mbojtja anti-ajrore janë dëgjuar që në orët e para të së enjtes në Damask. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, bëhet fjalë për një kundërpërgjigje të nevojshme të aleatëve sirianë. Ndërsa autoritetet izraelite njoftuan se ky ishte operacioni ajror më i madhi i zhvilluar në vitet e fundit.
“Të gjithë avionët tanë janë rikthyer në bazë. Kemi vepruar për të mbrojtur sovranitetin tonë”, u shpreh gjenerali Conricus i cili nënvizoi se qëllimi I operacionit ishte jot ë shkaktonte viktima port ë godiste infrastrukturën e ushtrisë iraniane në territorin e Sirisë. Ndër të tjera, Gjenerali Izraelit thekson se për bombardimet e fundit është lajmëruar dhe Rusia, në mënyrë që të shmangej ndonjë incident i mundshëm mes tyre.
Sipas Observatorit kombëtar për të drejtat e njeriut të paktën 23 persona kanë humbur jetën për shkak të sulmeve të shtetit hebre. Ndërsa Rusia njoftoi se shumica e raketave të lëshuar nga Izraeli janë rrëzuar nga mbrojtja anti-ajrore siriane. Ndërkohë, lidhur me situatën e krijuar ka ardhur dhe një reagim nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Dy liderët kanë shprehur shqetësimin e tyre pas bombardimeve izraelite në Siri dhe kanë bërë apel për ç’tensionim të situatës. /abcnews.al