Jorge Messi fluturoi nga Rosario e Argjentinës drejt Barcelonës për t’u takuar me Josep Maria Bartomeu, presidentin e Barcelonës. Babai dhe menaxheri i Leo Messit, do të zhvillojë një takim me kreun e klubit katalanas në lidhje me të ardhmen e yllit të ekipit.
Interesim i madh i mediave për të mësuar nëse “pleshti” realisht do të largohet pas një jete me ngjyrat blaugrana mbi supe dhe panik te tifozët e Barçës. Pesimizmi ka prekur kulmin pas fjalëve të Jorge Messit për Deportes Cuatro.
? BOMBAZO del padre de MESSI:
?? “Leo lo tiene DIFÍCIL PARA QUEDARSE en el BARÇA”.
IMAGEN #JUGONES pic.twitter.com/TpZ7If5t1D
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 2, 2020
“Nuk e di nëse Lionel do të largohet nga Barcelona, por është shumë e vështirë që të qëndrojë këtu. Nuk ka asgjë konkrete në lidhje me Manchester City. Nuk kam biseduar me Pep Guardiolën dhe askënd tjetër“, deklaron babai i kapitenit të Barcelonës. /abcnews.al