Rastet me Covid-19, FSHF publikon testet e tre futbollistëve

schedule11:57 - 2 Shtator, 2020

schedule 11:57 - 2 Shtator, 2020

Merr fund dilema në lidhje me infektimin me koronavirus të lojtarëve të kombëtares kuqezi, teksa u raportua se Ardian Ismajli kishte rezultuar pozitiv. FSHF ka dalë në një komunikatë, aty ku thekson se të gjithë pjesëtarët janë negativë.

Më parë ata kishin njoftuar se Memolla, Ramadani dhe Ismajli do të mungojnë dhe në sqarimin e fundit publikohen edhe rezultatet e testeve për tre lojtarët e dyshuar.

Federata Shqiptare e Futbollit përgënjeshtron lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se tre futbollistë të Kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID. Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz.

 

Përgjigja e testit të Ylber Ramadanit

 

Përgjigja e testit të Hysen Memollës
Përgjigja e Ismajlit

Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit, nuk ka rezultuar pozitiv. Bashkëngjitur edhe testet e futbollistëve të përmendur. I bëjmë thirrje medias të distancohen nga këto lajme të pavërteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale.

Më poshtë përgjigjet për Ramadanin, Memollën dhe Ismajlin“, shkruan FSHF. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë ditën e premte (20:45), sfidë e vlefshme për Nations League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!