Jorge Messi ka zbarkuar ditën e sotme në Barcelonë. Babai dhe agjenti i Leos, do të zhvillojë një takim tek e tek me presidentin Bartomeu në lidhje me të ardhmen e kapitenit të ekipit katalanas.
Mediat argjentinase dhe spanjolle, janë të sigurta që “pleshti” ka vendosur t’i japë fund aventurës në “Camp Nou” dhe Jorge do t’i kërkojë zyrtarisht kreut të klubit që të përshpejtojë largimin e djalit të tij.
?? ÚLTIMA HORA | ¡Jorge Messi ya está en Barcelona!
? Su avión aterrizaba a las 7.40 y a las 8 salía del aeropuerto
?️ Está previsto que el padre y representante de Leo Messi se reúna hoy con @jmbartomeu para negociar su salida del @FCBarcelona_es pic.twitter.com/dUh0YsCnVr
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) September 2, 2020
Gjithsesi, në Spanjë nuk dorëzohen dhe Josep Maria Bartomeu do të bëjë maksimumin për ta bindur me një kontratë të re. “Nuk di asgjë djema“, është shprehur babai i yllit argjentinas para mediave të shumta që e prisnin në aeroport.
Asnjë e dhënë apo mesazh, teksa tifozët e Barcelonës janë në ankth dhe panik në lidhje me mundësinë e largimit të idhullit të tyre. Ditë intensive dhe moment deciziv, ndërsa Manchester City, PSG dhe Inter, presin me interes se si do të shkojë takimi dhe janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë 33-vjeçarit latin. /abcnews.al