KPK seancë dëgjimore me gjyqtaren Xhaxho, vendim për Fatmir Hoxhën

schedule10:28 - 10 Maj, 2018

schedule 10:28 - 10 Maj, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar një seancë dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho.

Rivlerësimi i figurës së saj bëhet si pjesë e listës prioritare, pasi ajo është kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Prej vitit 2002 e në vazhdim, Manjola Xhaxho është gjyqtare në Gjykatës së Tiranës, ndërsa për tre vjet ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë.

Në orën 13.00, KPK do shpallë vendimin për vlerësimin e figurës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. Në seancën e parë, KPK vlerësoi se z.Hoxha nuk justifikonte blerjen e apartamentit në Tiranë, arsyetim që u hodh poshtë nga avokati i tij. /abcnews.al