Në 24 orët e fundit janë shëruar 227 pacientë nga Covid-19, duke shënuar numrin më të lartë të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.
Lajmi është bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, njofton Manastirliu.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 133 raste të reja, 75 të shëruar dhe 4 humbje jete./abcnews.al