Venecia po përgatitet të nisë festivalin e saj të filmit. Kjo shënohet si ngjarja e parë që nga ndërkombëtare që nga mbyllja e konkurseve të filmit për shkak të pandemisë.
Festivali i filmit në Kanë dhe festivale të tjera ndërkombëtare u detyruan të realizoheshin kryesisht online këtë vit.
Regjisori Alberto Barbera është shprehur se përgatitja e festivalit të filmit në Venecia po zhvillohet me një publik, dhe kjo thekson ai është një mesazh pozitiv.
“Ne mendojmë se është koha për të rifilluar”, shprehet ai, ndërsa shton: Ne duhet të rihapim kinematë, duhet të shpërndajmë filma të rinj. Ne duhet të fillojmë xhirimet e filmave të rinj përsëri dhe shpresoj që festivali të jetë një shenjë e mirë solidariteti dhe inkurajimi për të gjithë industrinë e filmit”, tha më tej ai.
/abcnews.al/