Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Totti: Mund të rikthehem te Roma, Theo Hernandezin e zgjodhi Maldini

schedule09:51 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:51 - 1 Shtator, 2020

Legjenda e Romës, Francesko Totti, ka folur sot për La Reppublica, ku ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në klubin kryeqytetas, si dhe i thuri elozhe Theo Hernandezit.

Nëse më pyesni kur do ta takoj familjen “Friedkin”, ju përgjigjem: kur ata të më ftojnë për një kafe. Sinqerisht mendoj se do të ndodhë. Por, për momentin nuk kemi pasur asnjë kontakt. Dan Friedkin e kuptoi shpejt gjënë themelore: te Roma, pronari duhet të jetë fizikisht i pranishëm.

Dhe njoftimi se djali i tij, Ryan, do të vijë të jetojë këtu shkon në drejtimin e duhur. Pallotta bëri gabime, sepse po merrte vendime bazuar në raportet që i shkonin. Pronari duhet t’i përjetojë zhvillimet drejtpërdrejt.



Është e natyrshme të mendoj se herët a vonë, Roma dhe unë do të takohemi përsëri. Sidoqoftë, unë nuk iu them kohërave dhe mbi të gjitha nuk pres që të ndodhë duke mos bërë asgjë, ulur në divan në shtëpi. Unë do t’ju jap një shembull me Bayernin, i cili sapo fitoi Ligën e Kampionëve me Rummenigge, Hoeness dhe Kahn në rreshtin e parë. Më tregoni sa i fortë është Theo Hernandez. Kaq shumë apo jo? Epo, Paolo Maldini e zgjodhi atë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!