“Perëndimi më i bukur”, Fatma dhe Alfio ndajnë foton e veçantë familjare

schedule21:54 - 31 Gusht, 2020

schedule 21:54 - 31 Gusht, 2020

Në fund të Janarit, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë të një djali, që e pagëzuan me emrin Noah. Dyshja ndan shpesh momente të bukura me Noah në rrjete sociale, por vetëm së fundmi ata zbuluan për publikun dhe portretin e vogëlushit.

Fatma dhe Alfio po shijojnë disa ditë pushime në jug të vendit, ku nuk kanë nguruar të ndajnë disa imazhe të veçanta. Së fundmi, ka qenë Alfio ai që ka postuar një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqen të tre së bashku duke shijuar perëndimin e diellit.

 

View this post on Instagram

 

perendimi me i bukur! #family ?❤️

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

“Perëndimi më i bukur! Family”, ka shkruar Alfio krahas postimit. Kujtojmë që Fatma është shkëputur prej kohësh nga ekrani, dhe i është dedikuar plotësisht djalit që tashmë është disa muajsh. Kujtojmë që dyshja konfirmoi lidhjen e tyre të dashurisë dy vite më parë, pas shumë kohësh spekulimesh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!