Tirana-Teuta është sfida që hap sezonin e ri të futbollit shqoptar. Luhet për Supërkupën e Shqipërisë, në “Elbasan Arena”. Një trofe për prestigj, pasi nuk vlen asnjë cent në aspektin financiar. Kjo përballje do të luhet prej orës 20:00 dhe bardheblutë do mundohen të hakmerren për humbjen në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Të dy trajnerët, Edi Martini dhe Emanuel Egbo, kanë zgjedhur formacionet e tyre fillestare. Martini vjen me këtë rreshtim: Frashëri në portë, ndërsa në mbrojtje, Todorovski, Hoxha, Arapi, dhe Kouros. Aleksi, Avdyli dhe Emiljano Vila në mesfushë, ndërsa Beqja, Lorenco Vila dhe Rubin Hebaj, në sulm.
Egbo përgjigjet me Likën në portë, ndërsa Toli, Vangjeli, Najdovski dhe Ismajgeci përbëjnë mbrojtjen. Batha, Çelhaka para tyre, ndërsa Cobbinah, Torassa dhe Halili, do të mbështesin sulmuesin e vetëm Muçi./abcnews.al
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouro, Aleksi, Avdyli, E. Vila, Beqja, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini
TIRANA: Lika, Toli, Vangjeli, Najdovski, Ismajgeci, Batha, Çelhaka, Cobbinah, Torassa, Halili, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo