Në 24 orët e fundit në vendin tonë e kanë humbur betejën me Covid-19 katër qytetarë të tjerë.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Tirana, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 77-vjeçar nga Durrësi, një 87-vjeçar nga Fieri.
Po ashtu, brenda ditës në vendin tonë u konfirmuan 133 raste të reja, numër ky më i ulët se i të shëruarve në 24 orë.
Këta të fundit ishin vetëm 75 ndërsa totali i të shëruarve shkon në në 5214, që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.
Lexo edhe: 133 raste të reja me koronavirus, situatë shqetësuese në spitale
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Sa i përket rasteve të reja ditore, shpërndarja gjeografike është si vijon: 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.
75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (31 Gusht 2020)
Testime totale 62837
Raste pozitive 9513
Raste të shëruara 5214
Raste Aktive 4015
Humbje jete 284 (Qarku Tiranë 133, Durrës 40, Shkodër 36, Elbasan 16, Fier 14, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 5, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2092
Durrës 530
Shkodër 284
Lezhë 199
Korçë 178
Elbasan 159
Fier 144
Kukës 131
Vlorë 126
Berat 83
Dibër 52
Gjirokastër 37 /abcnews.al/



