Vrau 61-vjeçarin, gjykata jep vendimin për ish-ushtarakun në Tiranë

schedule11:34 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:34 - 31 Gusht, 2020

Gjykata  e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Fatmir Demirin, i arresuar për vrasjen e 61 vjeçari në oborrin e  shtëpisë së tij në Tiranë.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, mbrojtja kërkoi masë arresti me afat pasi kërkojnë të pritet akt ekspertimi i plotë, ata pretendojnë që vdekja mund të mos ketë ardhur nga dhuna.

37-vjeçari rezulton i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” tre ditë më parë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!