Maqedoni/ Fitorja e tretë në katër javë, Shkupi është për titull këtë sezon

schedule18:48 - 30 Gusht, 2020

schedule 18:48 - 30 Gusht, 2020

Skuadra e Shkupit ka marrë fitoren e tretë në katër javët e para në kampionatin maqedonas. Në sfidën e sotme kundër Pelister, Shkupi u mjaftua me një fitore të ngushtë 1-0, por që i dha kreun e renditjes.

Goli i vetëm u shënua nga Dembo Darboe, mesfushori nga Gambia, në minutën 88-të të sfidës. Shkupi pas katër javësh kampionat, numëron 10 pikë, duke marrë tre fitore dhe një barazim.

Këtë sezon të ri në Maqedoni, duket se dy ekipe shqiptare do të jenë rivale për titullin kampion: Shkupi dhe Shkëndija./abcnews.al

Maqedonia, java 4

Shkupi – Pelister  1-0
Darboe 88’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!