Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Karamuço tha se, sipas tij, në këtë rast nuk kishte kushte që kërkonin një veprim të menjëhershëm, pasi autori nuk ishte në kërkim. Ai bëri dallim mes nevojës për arrestim dhe çështjes së nxjerrjes së sekretit shtetëror.
Eksperti iu referua edhe një parimi që, sipas tij, është ndjekur gjatë kohës kur Altin Dumani drejtonte SPAK-un, lidhur me krerët e institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Karamuço tha gjithashtu se viti i fundit ka qenë ndër periudhat më të ngarkuara sa i përket çështjeve të zbulimit, por shtoi se detaje të tilla nuk bëhen publike.
“Nuk ishim përpara kushteve të një nxitimi. Sepse nuk është se autori është në kërkim. Emergjenca në këtë rast ka rënë., Nxjerrja e sekretit shtetëror është çështje tjetër që e ka detyruar prokurorinë që të bëjë pezullimin. Por a duhej pritur për këtë. Kur ka qenë Dumani drejtues i SPAK, kanë pasur një parim që krerë të institucioneve të rëndësisë së veçantë nuk do t’i arrestojnë në detyrë. Gjë që nuk ndodhi në rastin konkret. Sepse dëmi është përtej Vlora Hysenit. Ky vit ka qenë ndër vitet më të ngarkuara për çështje të zbulimit, por këto gjëra nuk thuhen. Dhe këto nuk duhet të kthehen në përplasje me organin e akuzës dhe komunitetin e Inteligjencës sepse në të gjithë botën ka fituar inteligjenca”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

