Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka plane të qarta këtë merkato. Objektivat e zikaltërve janë disa, por strategu italian, pretendon të shesë disa futbollistë para se të afrojë të tjerë.
Mediat italiane kanë zbuluar se Interi është gati të heqë dorë nga plot 5 futbollistë: Marcelo Brozovic, Matias Vecino, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Joao Mario priten të largohen nga San Siro.
Të pestë këta futbollistë, aktivizohen në mesfushë dhe goditjet e Interit këtë merkato, priten të jenë pikërisht në këtë repart. Dy emrat më të përfolur, janë Arturo Vidal dhe N’Golo Kante./abcnews.al