Lista e Shqipërisë U21 pritet të pësojë ndryshime. Serxho Ujka dhe Andi Hadroj janë konfirmuar nga klubi i Bylisit, ndërkohë që së fundmi trajneri Alban Bushi ka menduar të ftojë edhe një tjetër lojtar nga Superiorja, siç mëson Abcnews.al
Bëhet fjalë për Albion Markun, anësorin e Laçit që spikati në ndeshjen e Europa League kundër Kesla. Kurbinasit e kishin pozicionuar si mbrojtës të djathtë, për shkak se Dorian Kërçiku ende nuk ka kondicionin e duhur fizik.
Marku kishte luajtur edhe në Superiore në fund të kampionatit si mbrojtës, pas dëmtimit të Fangajt. I riu mund të luajë edhe me Shqipërinë U21 në prapavijë, nisur edhe nga alternativat e pakta qëe trajneri Bushi ka për ndeshjet me Andorrën dhe Austrinë.
Ka edhe zhvillime të tjera te Shqipëria U21. Mesfushori Julian Shehu nuk do të jetë pjesë e grumbullimit. Lojtari i Laçit ka një problem muskulor që e ka penalizuar atë edhe në sfidën e kupave të Europës, që kurbinasit luajtën në Azerbajxhan të enjten. /abcnews.al