Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, është shprehur se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë.
Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi thekson se nuk do të ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje.”
Sipas presidentit kosovar, çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe turp për Serbinë që “po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre”.
Postimi:
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve kujtojmë 1647 qytetarët tanë të pagjetur. Çështja e të pagjeturve është turpi i bashkësisë ndërkombëtare dhe është për keqardhje që Serbia po e politizon edhe zbardhjen e fatit të tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për t’i bërë presion Serbisë dhe për ta zbardhur fatin e të pagjeturve dhe çdo krim të kryer në Kosovë. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari që të zbardhet fati i tyre që të zbardhet fati i tyre. Nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi për çdo viktimë, për çdo të zhdukur, për çdo familje.” /abcnews.al/