Në Malin e Zi po mbahen sot zgjedhjet parlamentare në të cilat marrin pjesë 6 koalicione dhe 5 parti politike.
540,026 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
Sipas raportimeve të mediave vendase, deri në orën 09.00 të mëngjesit, në qendrat e votimit u paraqitën 14.3 për qind të votuesve.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje është dy herë më e lartë se në parlamentaret e vitit 2016 kur 6.5 për qind të votuesve kishin ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur deri në orën 09.00. /abcnews.al/